Prodhimi i nanomedikamentit iranian kundër kancerit
Specialistët e një kompanie me bazë shkencore të Iranit arritën të prodhonin ilaçe kundër kancerit pa efektet anësore të barnave konvencionale me ndihmën e njohurive shkencore vendase në fushën e teknologjisë NANO.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ahmad Pur Ahadi, CEO i kësaj kompanie iraniane me bazë shkencore, tha se një nga barnat e huaja kundër kancerit që ka rreth tetë vjet që është prezent në tregun iranian është "Doxorubicina Liposomale, e cila përdoret për një gamë të gjerë të sëmundjeve kancerioze, kryesisht për kancerin e gjirit dhe më pas leucemi.
Pour Ahadi shtoi se disa vite më parë, një kompani amerikane prezantoi një ilaç që reduktonte efektet anësore të doxorubicinës por i caktoi një çmim shumë të lartë. Për fat të mirë, me prodhimin e këtij medikamenti në Iran, njëkohësisht me faktin se ky medikament ka një cilësi të të njëjtit nivel me mostrat e huaja, është reduktuar edhe çmimi final i këtij medikamenti në një të tretën e çmimit të medikamentit të importuar. Në këtë mënyrë mund të plotësohen nevojat e pacientëve që kanë nevojë për një medikament të tillë.
Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie iraniane me bazë shkencore deklaroi se kjo kompani iraniane me bazë shkencore ka arritur të përmbushë nevojat e vendit për pesë vjet dhe është bërë bazë për rezervën vjetore të vendit prej 25 milionë dollarësh në valutë.
Vlen të theksohet se shkencëtarët dhe specialistët e rinj iranianë kanë pasur sukses të konsiderueshëm në zhvillimin e produkteve me bazë shkencore në vend në vitet e fundit.
Në vitin e fundit, një miliard dollarë produkte të ndryshme që rezultojnë nga aktivitetet e kompanive me bazë shkencore të Iranit u eksportuan në tregjet ndërkombëtare.
Aktualisht, 8,500 kompani me bazë shkencore janë aktive në Iran.