Netanyahu është një kriminel lufte dhe duhet të gjykohet
Presidenti i Iranit tha: Netanyahu është një kriminel lufte dhe duhet të gjykohet.
Pas operacionit Stuhia Al-Aksa, ai rrezikon pushtetin dhe për këtë arsye, Netanyahu dhe anëtarët e kabinetit të tij duan që kjo luftë të vazhdojë. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Presidenti i Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, në një bisedë me gazetarët e kanaleve televizive Al-Manar, Al-Aqsa, Al-Masira, Al-Tirda dhe Palestine Today, ka shqyrtuar zhvillimet e fundit në lidhje me agresionin e regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe tha: Çështja e Palestinës është çështja më e rëndësishme e botës islame. Ai vazhdoi: Beteja e Stuhisë Al-Aksa çoi në humbjen dhe disfatën më të madhe ushtarake dhe inteligjente të regjimit sionist. Ajo që ndodhi më 7 tetor ishte një përgjigje ndaj shtypjes që ka bërë regjimi sionist dhe mbrojtjes legjitime të të drejtave të popullit palestinez. Regjimi sionist u shemb plotësisht pas 7 tetorit dhe fillimit të betejës së stuhisë Al-Aksa dhe amerikanët po përpiqen ta mbajnë në këmbë këtë regjim. Raisi theksoi: Regjimi sionist nuk ka arritur asgjë në Rripin e Gazës dhe beteja e stuhisë Al-Aksa shkaktoi një zgjim të gjerë në mesin e kombeve të botës. Beteja e stuhisë Al-Aksa ndryshoi të gjitha ekuacionet dhe tani çështja palestineze është bërë çështja e parë dhe kryesore në botë. Z. Raisi theksoi: Republika Islamike e Iranit mbështet rezistencën sepse e konsideron atë një të drejtë legjitime dhe një çështje njerëzore. Duhet të pyesim të tjerët pse nuk e mbështesin rezistencën?