Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm iranian dhe turk për Palestinën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i152012-bisedë_telefonike_mes_ministrave_të_jashtëm_iranian_dhe_turk_për_palestinën
Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Turqisë në një bisedë telefonike të shtunën, theksuan domosdoshmërinë e thellimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërsa trajtuan çështjen e Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 26, 2023 04:52 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm iranian dhe turk për Palestinën

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Turqisë në një bisedë telefonike të shtunën, theksuan domosdoshmërinë e thellimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërsa trajtuan çështjen e Palestinës.

Sipas IRNA, në një bisedë telefonike mes ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir Abdollahian dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, janë diskutuar dhe shkëmbyer mendime për zhvillimet palestineze dhe disa çështje dypalëshe. Duke theksuar nevojën e ndalimit të plotë të krimeve të regjimit sionist kundër kombit palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor, Amir Abdullahian theksoi: Është e nevojshme që Irani dhe Turqia, së bashku me vendet e tjera islamike, të marrin masa më të forta për të mbështetur kombin palestinez. Ministri i Jashtëm i Iranit, duke shprehur kënaqësinë e tij për trendin në rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, shprehu shpresën se me vazhdimin e diplomacisë së nivelit të lartë mes dy vendeve, do të jemi dëshmitarë të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit të përbashkët. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan gjithashtu theksoi vendosmërinë e Turqisë për të vazhduar armëpushimin në Gaza. Ai gjithashtu i cilësoi marrëdhëniet dypalëshe mes Iranit dhe Turqisë si shumë të pasura dhe me dimensione të ndryshme dhe shprehu besimin se vazhdimi i konsultimeve dhe takimeve ndërmjet zyrtarëve të lartë të të dy vendeve do të çojë në zhvillimin sa më të madh të marrëdhënieve të përbashkëta.