"Nasser Abu Sharif" kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare rreth krimeve të sionistëve
Përfaqësuesi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez në Iran kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve të sionistëve dhe tha se komuniteti ndërkombëtar me të gjitha institucionet dhe organizatat e tij për të drejtat e njeriut nuk po bën asgjë kundër këtyre krimeve të dukshme.
Sipas IRNA, Naser Abu Sharif, përfaqësuesi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, duke iu referuar krimeve të kryera nga sionistët në Gaza, deklaroi se sot të drejtat e njeriut me terminologjinë e tyre konvencionale ligjore dhe juridike nuk mund të përshkruajnë agresionet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza. Abu Sharif shtoi se sionistët kanë kryer çdo lloj krimi në Rripin e Gazës, gjë që tregon se regjimi sionist nuk e trajton popullin palestinez si qenie njerëzore dhe këtë e ka shpallur shumë herë. Përfaqësuesi i lëvizjes së Xhihadit Islamik në Iran theksoi se tashmë është e qartë për të gjithë se nuk ka vlera të vërteta njerëzore për Perëndimin dhe se vlerat njerëzore janë një mjet për të çuar përpara planet perëndimore. Më 7 tetor 2023, grupet e rezistencës palestineze nisën një operacion befasues të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit pushtues të Kodsit dhe ky regjim, me qëllim që të hakmerren dhe të kompensojnë disfatën e tij dhe për të ndalur operacionet e grupeve të rezistencës, bombardoi zonat e banuara nga civilët, qendrat mjekësore dhe kulturore në Rripin e Gazës. Si pasojë e këtij krimi, deri më tani janë martirizuar më shumë se 18.000 qytetarë palestinezë.