Amir Abdullahian: Regjimi sionist kryen krime edhe më të tmerrshme se ISIS
(last modified Mon, 18 Dec 2023 07:05:28 GMT )
Dhjetor 18, 2023 08:05 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Regjimi sionist kryen krime edhe më të tmerrshme se ISIS

Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Autoritetet e regjimit sionist vazhdojnë të kryejnë krime edhe më të tmerrshme sesa sjellja e ISIS-it, duke u përpjekur që të arrijnë sukses dhe të jenë në gjendje të kompensojnë dështimin e tyre të turpshëm historik.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Hossein Amir Abdollahian në hapësirën virtuale ka shkruar: Pas 70 ditësh, Hamasi nuk u shkatërrua; Rezistenca nuk u çarmatos; Të burgosurit ushtarakë sionistë nuk u liruan përmes luftës; Plani i migrimit të detyruar të banorëve të Gazës nuk ishte i suksesshëm. Ai theksoi: Pavarësisht vazhdimit të krimeve të luftës kundër grave dhe fëmijëve, Palestina është tani fituesja e qartë e kësaj fushe të pabarabartë. Autoritetet e regjimit sionist vazhdojnë të kryejnë krime më të tmerrshme sesa sjellja e ISIS-it, në përpjekje që të arrijnë arritje dhe të jenë në gjendje të kompensojnë dështimin e tyre të turpshëm historik.

Tags