Amir Abdollahian: Tel Avivi të jetë në pritje të numërimit mbrapsht
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i153148-amir_abdollahian_tel_avivi_të_jetë_në_pritje_të_numërimit_mbrapsht
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, në një mesazh ku shpreh ngushëllimet e tij me rastin e martirizimit të gjeneral Sejed Razi Mousavi, një prej këshilltarëve më të lartë ushtarakë të Iranit në Siri, theksoi se Tel Avivi duhet të presë numërimin mbrapsht (reagimin).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 26, 2023 08:34 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Tel Avivi të jetë në pritje të numërimit mbrapsht

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, në një mesazh ku shpreh ngushëllimet e tij me rastin e martirizimit të gjeneral Sejed Razi Mousavi, një prej këshilltarëve më të lartë ushtarakë të Iranit në Siri, theksoi se Tel Avivi duhet të presë numërimin mbrapsht (reagimin).

Sipas IRNA, Amir Abdollahian në llogarinë e tij në rrjetin social X shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjes së nderuar dhe dy kombeve të Iranit dhe Sirisë për martirizimin e këshilltarit iranian gjeneral Sejed Razi Mousavi i cili ishte aktiv në luftën kundër terrorizmit në Siri. Ministri i Jashtëm i Iranit shtoi: Ky dëshmor i nderuar luftoi trimërisht për shumë vite kundër terroristëve përkrah dëshmorit Haxh Kasem Sulejmani për të garantuar sigurinë e Iranit dhe rajonit. Amir Abdollahian tha:   Tel Avivi duhet të presë nisjen e numërimit mbrapsht. Po ashtu, Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, duke dënuar ashpër aktin terrorist të regjimit sionist në martirizimin e gjeneral Sejed Razi Mousavi, deklaroi: Ky akt i egër dhe frikacak është një tjetër shenjë e qartë e natyrës terroriste të regjimit sionist. Ai shtoi:   Republika Islamike e Iranit rezervon të drejtat e saj për të marrë masat e nevojshme dhe për t'iu përgjigjur këtij veprimi në kohën dhe vendin e duhur. Gjeneral Sejed Razi Mousavi, një nga këshilltarët e Forcave Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, i cili ishte aktiv në fushën e mbështetjes së boshtit të rezistencës në Siri, ra dëshmor gjatë sulmit të regjimit sionist në zonën Zeinabijeh të Damaskut.