Dhjetor 27, 2023 20:05 Europe/Tirane
  • IRGC i drejtohet Izraelit: Prisni hakmarrjen tonë për vrasjen e komandantit

Zëdhënësi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) tha se Irani do t'i përgjigjet siç duhet regjimit izraelit për vrasjen e një këshilltari të lartë ushtarak iranian në Siri, duke u zotuar se do të hakmerret për sulmin terrorist në kohë dhe vende të ndryshme.

Gjeneral brigade Ramezan Sharif i bëri komentet në një konferencë për shtyp të mërkurën, pasi komandanti i lartë i IRGC-së, Sejed Razi Musavi u vra në një sulm ajror izraelit në lagjen Sejeda Zeinab të kryeqytetit sirian Damask.

“Patjetër, me martirizimin e Sejed Musavi-t, nuk do të ketë ndërprerje në misionet tona për t'u përballur me regjimin sionist”, tha zëdhënësi i IRGC-së.

Ai vuri në dukje se vrasja e Musavit është vazhdimësi e shkeljes së ligjeve ndërkombëtare nga regjimi izraelit, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndalë krimet e regjimit okupator sionist që rrezikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Sejed Razi Musavi u martirizua nga regjimi izraelit të hënën, ndërsa ishte në një mision këshillues në Siri.

Sharif tha se Musavi luajti një rol jetik së bashku me frontin e rezistencës në luftën kundër grupit terrorist ISIS në Siri.

Zëdhënësi i IRGC-së vazhdoi se përgjigja e Iranit ndaj vrasjes së Musavi do të jetë një kombinim i veprimit të drejtpërdrejtë dhe i frontit të rezistencës, duke vënë në dukje se numri i viktimave të Izraelit pas Operacionit Stuhia Al-Aksa është një shenjë e rënies së regjimit sionist.

Izraeli është nën presion të jashtëzakonshëm, tha ai, dhe kjo është arsyeja pse regjimi pushtues po kërkon të zgjerojë shtrirjen e luftës në Rripin e Gazës dhe të sulmojë edhe vende të tjera.

Gjeneral brigade Ramezan Sharif vuri në dukje se Irani do të vazhdojë të përballet me regjimin izraelit siç bëri pas vrasjes së shkencëtarëve të tij bërthamorë.

 

Tags