Janar 01, 2024 09:28 Europe/Tirane
  • Irani nga 1 janari do t'i bashkohet grupit BRICS

“Anil Soklal”, përfaqësuesi i Afrikës së Jugut në grupin e ekonomive në zhvillim të botës të njohur si BRICS, tha: Irani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Etiopia do t'i bashkohen këtij blloku duke filluar nga sot, 1 janar 2024.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Soklal theksoi: Anëtarët aktualë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut në gusht ftuan gjashtë vende të reja që kishin aplikuar më parë për t'u bashkuar me bllokun ekonomik. Në këtë mënyrë ata në formën e BRICS bashkuan disa nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë dhe disa nga konsumatorët e saj më të mëdhenj. Me pozicionin e tij gjeopolitik dhe gjeostrategjik, burimet e pasura energjetike, fuqinë punëtore eksperte dhe përparimin në fusha të ndryshme shkencore, veçanërisht në teknologjitë e reja, Irani është një partner i aftë për familjen BRICS. Grupi BRICS po përpiqet të formojë një rend të ri ekonomik botëror të pavarur nga SHBA. Duke pasur parasysh anëtarët e rëndësishëm të këtij blloku ekonomik, realizimi i një qëllimi të tillë nuk është i largët. Përveç kapaciteteve të mëdha ekonomike, industriale dhe shkencore, Irani ka edhe bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik me të pesë anëtarët e BRICS dhe ky proces mund të kontribuojë në efektivitetin e BRICS. Ulja e varësisë nga dollari në tregtinë botërore është një nga prioritetet e rëndësishme të bllokut ekonomik BRICS, dhe Irani gjithashtu e mbështet këtë proces.

Tags