Presidenti iranian dënon ashpër sulmin terrorist në Kerman
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i153490-presidenti_iranian_dënon_ashpër_sulmin_terrorist_në_kerman
Presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi publikoi një mesazh duke dënuar ashpër krimin terrorist në Kerman në të njëjtën kohë me ceremoninë përkujtimore të komandantit të Forcës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, duke e quajtur këtë akt si krim i iranofobëve dhe i përkrahësve të terrorit dhe shantazhit u kërkoi autoriteteve trajtimin e menjëhershëm të të plagosurve në këtë incident, ndjekjen dhe identifikimin e shpejtë të autorëve te krimit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 03, 2024 19:57 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian dënon ashpër sulmin terrorist në Kerman

Presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi publikoi një mesazh duke dënuar ashpër krimin terrorist në Kerman në të njëjtën kohë me ceremoninë përkujtimore të komandantit të Forcës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, duke e quajtur këtë akt si krim i iranofobëve dhe i përkrahësve të terrorit dhe shantazhit u kërkoi autoriteteve trajtimin e menjëhershëm të të plagosurve në këtë incident, ndjekjen dhe identifikimin e shpejtë të autorëve te krimit.

Në mesazhin e tij, Presidenti Raisi theksoi: " Duke dënuar këtë akt kriminal të terrorizmit dhe duke shprehur ngushëllimet e mia për familjet e viktimave, i shpreh ngushëllimet e mia Liderit Suprem të Revolucionit Islamik dhe popullit fisnik të Iranit për këtë humbje fatkeqe, dhe nga Zoti i Madhërishëm kërkoj mëshirë për dëshmorët dhe një shërim të shpejtë për të plagosurit".

"Duke theksuar ndjekjen dhe identifikimin e projektuesve dhe zbatuesve zemërzi të këtij akti çnjerëzor, u kërkoj të gjithë zyrtarëve të provincës Kerman që të marrin masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur për lehtësimin e dhimbjeve të të lënduarve dhe trajtimin e të plagosurve dhe kthimin e rendit dhe qetësisë në këtë qytet"

"Padyshim se shumë shpejt autorët dhe drejtuesit e këtij akti qyqar do të identifikohen dhe do të ndëshkohen për aktin e tyre të rëndë nga forcat e sigurisë dhe rendit. Armiqtë e kombit duhet ta dinë se veprime të tilla nuk mund të shkaktojnë kurrë përçarje në vendosmërinë e hekurt të kombit iranian në mbrojtjen e idealeve islame dhe ata janë më të vendosur se në të kaluarën për të tharë rrënjët e terrorit dhe dhunës në fushën e betejës duke luftuar kundër armiqve të dinjitetit dhe autoritetit të Iranit islamik", theksoi Presidenti iranian.