Janar 04, 2024 19:39 Europe/Tirane
  • Bagher Kalibaf:  Armiqtë janë të pafuqishëm përballë kombit iranian

Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit krimin terrorist në Varrezat e Dëshmorëve të Kermanit e konsideroi si rezultat i dështimit dhe pafuqisë së armiqve kundrejt madhështisë së popullit iranian.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Mohammad Bagher Kalibaf", Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit, në ceremoninë e përkujtimit të katër vjetorit të martirizimit të gjeneralit Kassem Solejmani, duke dënuar krimin terrorist në Kerman dhe duke thënë se armiku kur nuk arrin qëllimet e veta me të tilla krime të tilla,  tha:  Kombi iranian ka treguar gjithmonë se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pasiv përballë krimeve të tilla.  Galibaf ndër të tjera tha:  Miqtë dhe armiqtë e Iranit duhet ta dinë se Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në mesazhin e tij sqaroi detyrën e të gjithëve dhe sot të gjithë ne duhet ta marrim me kujdes këtë mesazh dhe armiku duhet ta dijë se do të marrë një përgjigje të fortë nëse kalon vijën tonë të kuqe Mbrëmjen e djeshme, të mërkurën (3 janar), gjatë ceremonisë së katër vjetorit të dëshmorit Gjeneral Kassem Solejmani, ish-komandant i Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, ndodhën dy shpërthime terroriste mes vizitorëve të ceremonisë, ku për pasojë 84 persona ranë dëshmorë dhe 284 të tjerë u plagosën.

Tags