ISIS mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Kerman
(last modified Thu, 04 Jan 2024 18:39:22 GMT )
Janar 04, 2024 19:39 Europe/Tirane
  • ISIS mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Kerman

Në një deklaratë, grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për shpërthimet terroriste në Varrezat e Dëshmorë të Kermanit në jug të Iranit.

Mbrëmjen e djeshme, të mërkurën (3 janar), gjatë ceremonisë së katër vjetorit të dëshmorit, gjeneral Kassem Solejmani, ish-komandant i Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, ndodhën dy shpërthime terroriste mes vizitorëve të ceremonisë, në rrugën që të çon tek varrezat e dëshmorëve në Kerman, në jug të Iranit, ku për pasojë 84 persona ranë dëshmorë dhe 284 të tjerë u plagosën. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, sot grupi terrorist ISIS duke lëshuar një deklaratë mori përgjegjësinë për këtë krim në Kerman.

Tags