Identifikohen elementët e rrjetit terrorist të sulmit në Kerman
Ministria e Informacionit e Iranit ka njoftuar identifikimin dhe arrestimin e një numri personash të përfshirë në ngjarjet terroriste të Kermanit.
Në njoftimin e Ministrisë së Informacionit të Republikës Islamike të Iranit, thuhet se rezidenca e përdorur nga dy terroristët e vdekur është identifikuar në periferi të qytetit Kerman dhe janë arrestuar 2 persona që kanë qenë përgjegjës për mbështetjen e këtyre elementëve. Ministria e Informacionit ka arrestuar edhe 9 persona të tjerë nga rrjeti mbështetës i këtij ekipi terrorist dhe bashkëpunëtorëve të tij në 6 provinca të vendit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Inteligjencës, njëri nga dy terroristët vetëvrasës në Kerman ishte një shtetas taxhik, ndërsa identiteti i personit të dytë nuk dihet akoma. Ministria e Informacionit e Iranit shtoi se puna për identifikimin e elementëve përgjegjës po kryhen brenda dhe jashtë Iranit duke përdorur të gjitha kapacitetet e disponueshme. Në sulmin terrorist të së enjtes në Varrezat e Dëshmorëve të Kermanit, në mesin e vizitorëve të kësaj ceremonie ndodhën dy sulme vetëvrasëse, për të cilat përgjegjësinë e mori grupi terrorist ISIS. Si pasojë e këtyre sulmeve terroriste 89 persona ranë dëshmorë dhe 284 të tjerë u plagosën.