Arrestohen 32 persona në lidhje me krimin terrorist në Kerman
Prokurori i provincës Kerman, në jug të Iranit, njoftoi arrestimin e 32 personave në lidhje me rastin e krimit terrorist në qytetin Kerman.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, “Mehdi Bakshi”, prokurori i provincës Kerman, në një intervistë televizive tha: Në rastin e krimit terrorist Kerman janë arrestuar 32 persona, të cilët aktualisht po merren në pyetje. Duke iu referuar zbulimeve të bëra para ceremonisë së katërvjetorit të martirizimit të gjeneral Sulejmanit, Bakhshi shtoi: 16 bomba u zbuluan në provincën Kerman. Bakhshi deklaroi se incidenti terrorist në Kerman po hetohet nga aspekte të ndryshme dhe shtoi: Njëri nga kamikazët në krimin e Kermanit ishte nga Taxhikistani dhe po hetohet edhe identiteti i personave të tjerë. Sipas Bakhshi, 2 kamikazë që synonin të vepronin gjatë ceremonisë mortore për dëshmorët e incidentit terrorist të Kermanit, u identifikuan para ceremonisë dhe u janë dorëzur organeve përkatëse të inteligjencës. Të mërkurën në mbrëmje (3 janar) në ceremoninë e 4-vjetorit të dëshmorit Gjeneral Kassem Sulejmani, ish-komandant i Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe gjatë rrugës që të çon tek Varrezat e Dëshmorëve në Kerman, në jug të Iranit, dy shpërthime terroriste, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupi terrorist ISIS, ndodhën në mesin e vizitorëve të kësaj ceremonie, si pasojë e të cilave kanë rënë dëshmorë 91 persona, mes të cilëve 22 nxënës.