Janar 09, 2024 09:23 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian:  Sionistët i urrejnë mediat

Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian bëri homazhe për dëshmorët e medias në luftën e Gazës dhe tha: Sionistët i urrejnë mediat.

Sipas IRNA, Hussein Amir Abdollahian të hënën në rrjetin X shkroi:  Pas më shumë se tre muaj nga lufta brutale kundër Gazës, 111 gazetarë dhe kameraman ranë dëshmorë, një numër ky i paprecedentë në histori. Ai shtoi: Sionistët janë jashtëzakonisht të frikësuar nga njohja dhe gjykimi i botës dhe kjo është arsyeja kryesore e urrejtjes së këtij regjimi kriminal ndaj punonjësve të mediave. Amir Abdollahian, duke nderuar shpirtin e lartë të dëshmorëve të medias, shprehu ngushëllimet e tij për gazetarin hero palestinez z. Vael Al-Dahdouh. Gazetari "Hamza Wael Al-Dahdouh" i kanalit televiziv "Al Jazeera" dhe gazetari i pavarur "Mustafa Soraya" u sulmuan nga forcat pushtuese sioniste të dielën në Khan Yunis dhe ranë dëshmor. Me martirizimin e dy gazetarëve palestinezë nga ushtria e regjimit sionist, numri i gazetarëve martirë në luftën e Rripit të Gazës arriti në 111 persona. Hamzah është djali i Wael al-Dahdouh, korrespondenti i Al Jazeera në Rripin e Gazës. Vrasja e tij është një vazhdimësi e hakmarrjes së sionistëve ndaj familjes Al-Dahdouh. Më 25 tetor, e gjithë familja e Al-Dahdouh ra dëshmor në shtëpinë ku ata strehoheshin, e cila ndodhej në zonën e sigurt të kampit Nusirat në qendër të Rripit të Gazës, për shkak të bombardimeve të avionëve sionistë. Zyra qeveritare e informacionit në Rripin e Gazës dënoi martirizimin e këtyre dy gazetarëve palestinezë nga forcat izraelite dhe u bëri thirrje të gjitha sindikatat gazetareske, mediatike dhe ligjore që të bëjnë presion ndaj regjimit pushtues të Kodsit për të ndaluar gjenocidin në Gaza.

 

Tags