Amir Abdollahian: Amerika duhet të ndalojë mbështetjen ndaj Tel Avivit
Ministri i Jashtëm Hussein Amir Abdollahian, ka thënë: Në vend të një sulmi ushtarak ndaj Jemenit, Shtëpia e Bardhë duhet të ndalojë menjëherë mbështetjen për regjimin sionist në mënyrë që të kthehet siguria në të gjithë rajonin.
Sipas IRNA; Hussein Amir Abdollahian në faqen e tij në rrjetet sociale shkroi: Veprimi i Jemenit në mbështetje të grave dhe fëmijëve të Gazës dhe përballjen me gjenocidin e regjimit izraelit është i admirueshëm. Ministri i Jashtëm i Iranit më tej shkroi: Sana'a është plotësisht e përkushtuar ndaj sigurisë detare dhe transportit detar. Amir Abdollahian e këshilloi Amerikën që në vend të sulmit ushtarak ndaj Jemenit, Shtëpia e Bardhë duhet të ndalojë menjëherë të gjithë bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë me Tel Avivin, - kundër popullit të Gazës dhe Bregut Perëndimor - në mënyrë që të kthehet siguria në të gjithë rajonin. Komentet e Amir Abdollahian vijnë në një kohë kur komanda e Forcave Ajrore të SHBA në një deklaratë njoftoi se sipas urdhrit të Shtabit të Ushtrisë, Forcat Ajrore lëshuan 100 raketa të drejtuara në më shumë se 60 objektiva në 16 qendra të Ushtrisë Kombëtare të Jemenit. Për pasojë, pesë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur. Këto sulme amerikane dhe britanike u pritën me reagimin dhe protestën e vendeve të ndryshme, duke përfshirë Republikën Islamike të Iranit, Rusinë, Kinën dhe Irakun, si dhe disa anëtarë të Kongresit Amerikan të cilët protestuan kundër sulmit në Jemen pa lejen e Kongresit.