Urime për ditëlindjen e Imam Mohamed Bagherit (as)
(last modified Sat, 13 Jan 2024 07:44:48 GMT )
Janar 13, 2024 08:44 Europe/Tirane
  • Urime për ditëlindjen e Imam Mohamed Bagherit (as)

Sot (e shtunë) 1 Rexheb 1445 që përkon me 13 Janarin e vitit 2024, është ditëlindja e Imam Mohamed Bagher (as), udhëheqësit të pestë të myslimanëve shiitë të botës.

Dita e parë e muajit Rexheb është zbukuruar me lindjen e prijësit të pestë të myslimanëve shiitë, Imam Muhamed Bagher (a.s.). E Shtuna ishte dita e parë e muajit Rexheb të vitit 57 hixhri kameri kur në qytetin e Medinës u lind një fëmijë të cilin e emëruan me emrin Muhamed. Epiteti i këtij imami ishte "Bagher" ose "Bagherul-Ulum", për arsye se ai ka zbuluar detin e diturisë dhe ka shpalosur të fshehtat e diturisë. Imam Muhamed Bagherul-ulum (a.s.) kishte edhe epitete të tjera si "shaker", "sabir" dhe "hadi" që secili prej këtyre epiteteve tregojnë një prej karakteristikave dhe virtyteve të këtij imami të nderuar. Nëna e tij quhej Fatime dhe ishte e bija e Imam Hasanit (a.s.) dhe babai i tij ishte Imam Saxhadi (a.s.). Me këtë rast Radiotelevizioni Shtetëror i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë besimtarëve myslimanë dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) përvjetorin e lindjes së Imam Mohamed Bagher (as).