Raisi: Palestina është bërë problemi i parë i njerëzimit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Sot Palestina është bërë çështja e parë e njerëzimit dhe të gjithë njerëzit e lirë të botës e kanë kuptuar shtypjen dhe vuajtjen e palestinezëve.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ebrahim Raisi në tubimin e parë ndërkombëtar në Teheran për stuhinë Al-Aksa dhe zgjimin e ndërgjegjes njerëzore, deklaroi se sot çështja më e rëndësishme e Umetit Islamik është Palestina. Imam Khomeini, Zoti e mëshiroftë, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, tha se Palestina është çështja e parë dhe liria e vendit të shenjtë ka prioritet në botën islame. Raisi ka thënë: Sot, Palestina është bërë problemi i parë i botës së njerëzimit. Mendimi dhe rrjedha e rezistencës në Liban, Palestinë, Siri, Irak dhe Jemen është formuar dhe e vetmja rrugë kundër arrogancës dhe shtypjes është "rezistenca dhe qëndresa". Presidenti tha: E kemi deklaruar shumë herë se në politikën e Republikës Islamike të Iranit, mbështetja e Palestinës dhe e grupeve të rezistencës është në rendin e ditës; A është e mundur të jesh indiferent ndaj njerëzve të cilëve u është bërë padrejtësi në të gjithë botën? Pushtimit duhet t'i jepet fund; Pushtuesi duhet të ndëshkohet dhe të paguajë koston. Presidenti u shpreh: Flamuri i mbrojtjes së Palestinës u ngrit nga Imam Khomeini, Zoti e mëshiroftë dhe lidershipi i urtë i revolucionit nuk u tërhoq aspak në lidhje me Palestinën dhe gjithmonë atyre që kërkojnë të normalizojnë marrëdhëniet me regjimit sionist u ka theksuar se ky normalizim në asnjë mënyrë nuk sjell siguri jo vetëm për vendet e rajonit, po as edhe për këtë regjim.