Sulmet anti-terror të Iranit mesazh i qartë për të gjithë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i154148-sulmet_anti_terror_të_iranit_mesazh_i_qartë_për_të_gjithë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se sulmet e fundit të Iranit mbi pozicionet e terroristëve në vendet fqinje përcolli një mesazh të qartë për ata që duhej ta merrnin atë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 22, 2024 19:45 Europe/Tirane
  • Sulmet anti-terror të Iranit mesazh i qartë për të gjithë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se sulmet e fundit të Iranit mbi pozicionet e terroristëve në vendet fqinje përcolli një mesazh të qartë për ata që duhej ta merrnin atë.

Naser Kanani i bëri komentet të hënën në një konferencë javore për shtyp, pothuajse një javë pasi Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) nisi sulmet me raketa mbi një bazë spiunazhi izraelit në Rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe një grumbullim të grupeve terroriste anti-iranianë veçanërisht të ISIS-it, në Sirinë veriperëndimore.

Forca elitare ushtarake iraniane kreu gjithashtu sulme të njëkohshme me dronë dhe raketa në dy baza që i përkisnin grupit terrorist Jaish ul-Adl në Pakistan.

“Këto veprime ishin një mesazh i qartë për ata që duhet ta marrin atë”, tha Kanani.

“Irani është i ndjeshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve të tij. Njëkohësisht, ai thekson lidhjet miqësore dhe zbatimin e marrëveshjeve me fqinjët e tij për të garantuar sigurinë rajonale, duke synuar zhvillimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje".

Ai gjithashtu dha detaje mbi operacionin parandalues kundër terroristëve në Pakistan.

“Sulmi erdhi nga një domosdoshmëri urgjente për t'u përballur me terroristët që ishin gati të vepronin. Ata ishin vetëm rreth gjysmë ore larg kufirit të përbashkët. Ata ishin gati të sulmonin kufirin iranian, bazat e vendit dhe ndoshta qytetarët tanë”, shtoi ai.

Diplomati iranian iu referua gjithashtu akteve të fundit terroriste të Izraelit kundër Iranit, duke thënë se ato nuk do të mbeten pa përgjigje.

Izraeli vrau pesë këshilltarë ushtarakë të IRGC-së në një sulm ajror të shtunën në një ndërtesë banimi në perëndim të kryeqytetit sirian Damask.

Kanani tha se Izraeli po kërkon vazhdimisht të ndezë tensione dhe luftë në rajon në një përpjekje për të dalë nga një krizë dhe moçal i vetë-bërë në Rripin e Gazës.

“Irani nuk do të luajë në komplotin e lig të krijuar nga regjimi sionist”, theksoi ai.

Duke u ndalur në marrëdhëniet e Iranit me Irakun, ai tha se lidhjet janë të forta dhe se kontaktet Teheran-Bagdad janë të vazhdueshme dhe të përditshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit iu referua gjithashtu raporteve të fundit për ndërmjetësimin e Arabisë Saudite midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ai nuk e konfirmon lajmin se sauditët do të luajnë një rol në këtë drejtim.

“Megjithatë, amerikanët përdorin rrugë të ndryshme për të dërguar mesazhe. Marrëdhëniet midis Iranit dhe Arabisë Saudite janë të mira dhe në zhvillim. Ekziston një vullnet serioz për zgjerimin e bashkëpunimit Teheran-Riad”, theksoi ai.