Ushtria iraniane merr flotën gjigante të dronëve luftarakë dhe zbulues
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i154212-ushtria_iraniane_merr_flotën_gjigante_të_dronëve_luftarakë_dhe_zbulues
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit ka marrë një numër të madh dronësh strategjikë luftarakë dhe zbulues.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2024 18:02 Europe/Tirane
  • Ushtria iraniane merr flotën gjigante të dronëve luftarakë dhe zbulues

Ushtria e Republikës Islamike të Iranit ka marrë një numër të madh dronësh strategjikë luftarakë dhe zbulues.

Dorëzimi i dronëve u bë gjatë një ceremonie të martën në prani të kryekomandantit të ushtrisë gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi dhe ministrit iraniane të Mbrojtjes gjeneral brigade Mohammad Reza Ashtiani.

Dronët janë projektuar dhe prodhuar nga Ministria iraniane e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ushtrinë e Iranit.

Ato përfshijnë dronët strategjikë Ababil-4 dhe Ababil-5, të cilët janë të aftë të kryejnë të gjitha llojet e misioneve të zbulimit, mbikëqyrjes, luftës elektronike dhe luftimit.

Midis dronëve të dorëzuar ishin edhe dronët Arash dhe Bavar që mund të kryejnë misione me rreze të gjatë dhe me goditje precize, si dhe Karrar, një dron me motor jet me aftësinë për të kryer një sërë misionesh ajrore.

Duke folur në ceremoni, komandanti i Ushtrisë iraniane gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi tha se dorëzimi i dronëve do të përmirësojë padyshim fuqinë luftarake të katër degëve të Ushtrisë, përkatësisht të Forcave Tokësore, Marinës, Forcave Ajrore dhe Forcave të Mbrojtjes Ajrore.

“Gjithçka në fushën e dronëve, duke filluar nga dizajnimi deri te përdorimi kundër kërcënimeve, sot mbështetet në aftësinë dhe njohuritë vendase të shkencëtarëve të rinj të vendit,” shtoi ai.