Janar 24, 2024 09:33 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Rreziku i luftës në Lindjen e Mesme është rritur

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për “ABC Neës” paralajmëroi për rrezikun në rritje të një lufte në shkallë të gjerë në Azinë Perëndimore.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Hussein Amir Abdollahian, ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mëngjes në një intervistë për “ABC News” paralajmëroi për rrezikun në rritje të një lufte në shkallë të gjerë në Azinë Perëndimore. Amir Abdollahian, teksa e prezantoi Amerikën si shkaktarin kryesor të përshkallëzimit të tensioneve në rajon, tha se nëse Uashingtoni ndalon mbështetjen për luftën e regjimit sionist kundër Gazës, Netanyahu nuk do ta zgjasë as për 10 minuta. Në këtë intervistë, ai shpjegoi se shtrirja e konflikteve në Gaza ka rritur rrezikun e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme. Uashingtoni shpreh shqetësimin e tij për përshkallëzimin e tensioneve, por mbështet makinën e luftës izraelite dhe zgjeron shtrirjen e konfliktit. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: “Në vend që të bëjë thirrje për përmbajtje, Uashingtoni duhet të detyrojë regjimin izraelit të ndalojë luftën. Kjo, sepse ekziston mundësia që qendrat e tensionit në Lindjen e Mesme të shpërthejnë dhe konflikti të mbulojë të gjithë rajonin. Amir Abdollahian, në përgjigje të pyetjes së gazetarit të kanalit ABC News për operacionin "Stuhia al-Aksa" të 7 tetorit, tha: Ne e konsiderojmë Hamasin një grup palestinez liridashës që reziston kundër pushtimit. Natyrisht, ne kurrë nuk e aprovojmë vrasjen e grave, fëmijëve dhe civilëve askund në botë. Ne kurrë nuk e mbështesim atë. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Hussein Amir Abdollahian, të martën përfundoi udhëtimin e tij intensiv dy-ditor në New York City, pas pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Azinë Perëndimore, veçanërisht ato në Palestinë.

Tags