Raisi: "Situata aktuale në Gaza zbulon natyrën e vërtetë të vendeve perëndimore"
Gjatë një takimi të enjten në Teheran me kryeministrin e Nigerit Ali Mahaman Lamine Zeine, Presidenti iranian Ebrahim Rasi theksoi se situata aktuale nëpër të cilën po kalon Gaza zbulon natyrën e vërtetë të vendeve perëndimore dhe tregon se jetët e njerëzve nuk kanë asnjë vlerë për ata dhe ata i përdorin sloganet e të drejtave të njeriut vetëm për të siguruar interesat e tyre.
Raisi i cilësoi marrëdhëniet midis Iranit dhe Nigerit dhe të gjitha vendeve afrikane si të shkëlqyera dhe të bazuara në një dashuri të sinqertë që lidh popujt, duke mirëpritur hapat e vendosur të popullit të Nigerit në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.
Presidenti iranian theksoi se populli mysliman i Nigerit ka një të ardhme të ndritshme dhe rrezatuese përpara, e cila mbështetet në arritjet dhe moralin e tij.
Ai iu referua dosjes së zezë të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore në grabitjen e burimeve dhe pasurive të njerëzve nën maskën e të drejtave të njeriut dhe krijimin e sigurisë dhe tha: “Situata sot në Gaza dhe çfarë po ndodh me banorët e shtypur të këtij rajoni zbulon natyrën e vërtetë të këtyre vendeve që paraqiten si mbrojtëse të të drejtave të njeriut dhe tregon gjithashtu se jeta njerëzore nuk ka asnjë vlerë për ta dhe se këto slogane i përdorin vetëm për interesat e tyre.”
Raisi ripohoi se nuk ka asnjë pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Nigerit. Ai theksoi gatishmërinë e RII për të shkëmbyer përvojat në sektorë të ndryshëm duke përfshirë energjinë, industrinë dhe minierat dhe për të ofruar shërbime inxhinierike teknike për Nigerin.
Kryeministri i Nigerit Ali Mahaman Lamine Zeine theksoi rëndësinë e rolit dhe pozitës së Republikës Islamike të Iranit në ekuacionet rajonale dhe globale. Ai tha se popujt e të dy vendeve ndajnë afërsi fetare, kërkojnë pavarësi dhe janë në kërkim të të drejtave të tyre legjitime.
"Këto afinitete kanë bërë që Nigeri ta konsiderojë Republikën Islamike të Iranit si një mik dhe një partner të besueshëm," tha ai.
Kryeministri i Nigerit shpjegoi gjithashtu situatën e brendshme dhe marrëdhëniet e jashtme të vendit të tij, si dhe theksoi interesin e Nigerit për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit në sektorë të ndryshëm.