Irani thekson ndalimin e gjenocidit të regjimit sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i154322-irani_thekson_ndalimin_e_gjenocidit_të_regjimit_sionist_në_gaza
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi ndalimin e gjenocidit të regjimit sionist në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2024 09:55 Europe/Tirane
  • Irani thekson ndalimin e gjenocidit të regjimit sionist në Gaza

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi ndalimin e gjenocidit të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori 2023, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, regjimi sionist ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës ndërkohë që heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të të drejtave të njeriut përballë krimeve të regjimit sionist ka legjitimuar vazhdimin e vrasjes së grave dhe fëmijët palestinezë nga makineria e luftës së këtij regjimi. Regjimi sionist ka sulmuar Rripin e Gazës për gati katër muaj duke përdorur armët më të avancuara, përfshirë avionë luftarakë, dron, tanke dhe të gjitha llojet e raketave dhe bombave moderne, shumë prej të cilave janë prodhuar nga vendet evropiane dhe amerikane. Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, rreth 26 mijë palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe mbi 64 mijë persona janë plagosur.   Amir Abdollahian duke kritikuar ndihmën me armë të SHBA-së për regjimin sionist në vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Gaza, vuri në dukje përpjekjet e Republikës Islamike të Iranit për të kthyer stabilitetin dhe paqen në rajon dhe tha: Në këtë mënyrë, Irani për vite me radhë luftoi grup terrorist ISIS në Irak dhe Siri dhe këshilltarët më të mirë ushtarakë iranianë ranë dëshmorë nga terroristët në këto vende. Duke theksuar domosdoshmërinë e rolit dinamik të Kombeve të Bashkuara në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duke thënë se askush nuk do të përfitojë nga lufta, ministri i Jashtëm i Iranit tha: Amerika duhet ta dijë se siguria në rajon nuk do të arrihet me luftë dhe veprime ushtarake. Rajoni ynë është rajon i qytetërimeve të mëdha historike dhe ne duhet të flasim me shprehje dhe gjuhë të qytetëruar dhe të respektojmë poseduesit e qytetërimeve të mëdha.