Irani kërkon gjykim urgjent të zyrtarëve të regjimit izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i154340-irani_kërkon_gjykim_urgjent_të_zyrtarëve_të_regjimit_izraelit
Irani ka përshëndetur një vendim të përkohshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) për masat emergjente të kërkuara nga Afrika e Jugut në padinë e saj kundër Izraelit për gjenocidin e regjimit sionist në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2024 19:59 Europe/Tirane
  • Irani kërkon gjykim urgjent të zyrtarëve të regjimit izraelit

Irani ka përshëndetur një vendim të përkohshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) për masat emergjente të kërkuara nga Afrika e Jugut në padinë e saj kundër Izraelit për gjenocidin e regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin X të premten, Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian i uroi qeverisë dhe kombit të Afrikës së Jugut, veçanërisht homologes së tij Naledi Pandor, si dhe popullit palestinez për suksesin e vendit afrikan në Gjykatën e Lartë të Kombeve të Bashkuara.

Ai përsëriti edhe një herë mbështetjen e Iranit për iniciativën e Afrikës së Jugut dhe u bëri thirrje homologëve të tij anembanë botës që gjithashtu të përkrahin padinë e vendit afrikan në GJND.

"Sot, zyrtarët e regjimit të rremë izraelit janë njerëzit më të urryer në opinionin publik të botës. Ata duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të paprecedenta të luftës kundër palestinezëve", theksoi kryediplomati iranian.

Amir-Abdollahian tha se opinioni publik botëror nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e plotë të Shtëpisë së Bardhë për krimet e sionistëve kundër palestinezëve dhe gjithmonë do t'i dënojë aktet kriminale të regjimit sionist.