Janar 27, 2024 09:39 Europe/Tirane
  • Trojka evropiane e frikësuar nga lëshimi i suksesshëm i satelitit Soraya

Lëshimi me sukses i satelitit Soraya që i përket Organizatës Hapësinore iraniane krijoi frikë dhe zemërim për Britaninë, Francën dhe Gjermaninë (trojka evropiane).

Sateliti Soraya, është një satelit iranian nga seria e satelitëve kërkimorë të ndërtuar nga Instituti i Kërkimeve Hapësinore të Iranit, u lëshua me sukses në orbitën 750 km larg Tokës. Lëshim i tij u mundësua nga raketa transportuese Qaim 100, gjë e  cila është rezultat i përpjekjeve të dijetarëve dhe shkencëtarëve të Forcave Ajrore të IRGC. Sipas IRNA, Trojka Evropiane të premten në një deklaratë, një kopje e së cilës u publikua në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme britanike, e quajti këtë zhvillim të rëndësishëm një "kërcënim". Këto tre vende evropiane, ndërsa kufizimet e raketave të Iranit kanë përfunduar në bazë të marrëveshjes së vitit 1994, pretenduan: Irani vazhdon të zhvillojë programin e tij raketor, pavarësisht kërkesave të përsëritura ndërkombëtare për ta ndaluar atë dhe pas vitesh injorimi të kufizimeve të OKB-së. Në këtë deklaratë thuhet: Veprime të tilla lejojnë Iranin të testojë teknologjitë që mund të përdorë për të zhvilluar më tej programin e tij të raketave balistike, i cili sipas tyre konsiderohet një kërcënim i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Tags