Kanani dënoi sulmin e armatosur në Saravan
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Naser Kanani, dënoi ashpër sulmin e armatosur në periferi të qytetit Saravan.
Sipas IRNA, Naser Kanani dënoi ashpër sulmin e armatosur mëngjesin e së shtunës në periferi të Saravanit, i cili sipas raporteve paraprake dhe që është nën hetim, çoi në vdekjen e 9 shtetasve pakistanezë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Kanani u shprehu ngushëllime qeverisë së Pakistanit dhe familjeve të viktimave. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme tha se hetimi për këtë rast po vazhdon dhe shtoi: Irani dhe Pakistani nuk do të lejojnë që armiqtë të dëmtojnë marrëdhëniet vëllazërore të dy shtete. Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm i Pakistanit vrasjen e 9 shtetasve të këtij vendi në Iran e konsideroi si përpjekje e armiqve të përbashkët të këtyre dy vendeve për të prishur marrëdhëniet mes Teheranit dhe Islamabadit. Jalil Abbas Jilani, Ministri i Jashtëm i Pakistanit të shtunën në faqen e tij personale në X (ish-Twitter), duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, kërkoi nga qeveria iraniane të marrë masa në këtë drejtim. Mëngjesin e djeshëm, tre persona të armatosur pasi kanë shkuar në banesën e shtetasve pakistanezë në qytetin Saravan, kanë qëlluar me armë dhe kanë vrarë nëntë persona dhe kanë plagosur tre të tjerë dhe janë arratisur nga vendi i ngjarjes. Ministri i jashtëm i Pakistanit, tha se detajet e incidentit do të hetohen dhe të gjithë autorët do të identifikohen dhe ndëshkohen.