Kanani: Irani mirëpret forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit tha: Irani mirëpret dhe mbështet forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Sipas agjencisë Iran Press, Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, në konferencën e tij javore për shtyp foli për disa akuza nga qarqet perëndimore në lidhje me vrasjen e forcave amerikane në rajon dhe rolin e Iranit që nga fillimi i krizës së Gazës. Irani ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e përhapjes së konflikteve për shkak të sulmeve të vazhdueshme të regjimit sionist dhe mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara për krimet e kryera dhe ka konsideruar shkeljen e vazhdueshme dhe të përsëritur të sovranitetit të Sirisë, Irakut dhe Jemenit nga amerikanët si një përkeqësim të situatës që çon në destabilitet. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane shtoi se ne besojmë se lufta në Gaza nuk është zgjidhje dhe një armëpushim i menjëhershëm mund të jetë baza për kthimin e paqes në rajon. Grupet rajonale të rezistencës nuk marrin urdhra nga Irani dhe Teherani nuk ndërhyn në vendimet e tyre për të mbështetur Palestinën ose për të mbrojtur veten e tyre. Kanani më tej tha: Përsëritja e akuzave kundër Iranit është një plan i atyre që interesat e tyre i shohin në zvarritjen e Amerikës në rajon për të mbuluar problemet e veta. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për marrëdhëniet Iran-Irak tha: Palët janë të interesuara për bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe ata veprojnë në kuadër të politikës së fqinjësisë së mirë. Për të zgjeruar marrëdhëniet me Irakun, ne kemi pasur gjithmonë bisedime të rregullta në nivele të larta. Kanani më tej për vizitën e Sekretarit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit në Irak tha: “Ky udhëtim do të realizohet në kuadër të bashkëpunimit të sigurisë dhe luftës së përbashkët kundër terrorizmit dhe konsolidimit të stabilitetit në rajon dhe në kufijtë e përbashkët të të dy vendeve dhe në bisedime do të shqyrtohen edhe çështjet aktuale”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit gjithashtu për pretendimet e fundit për paralajmërimin e Kinës ndaj Iranit tha: Nuk ka një gjë të tillë dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës gjithashtu ka mbajtur qëndrim të qartë në këtë drejtim. Irani dhe Kina, si dy vende në favor të bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët, kanë deklaruar përkushtimin e tyre për drejtësinë rajonale, zgjidhjen e konflikteve dhe trajtimin e tensioneve dhe në qëndrimet e tyre kanë një këndvështrim të përbashkët. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për disa zhvillime dhe përpjekje për të krijuar tensione të reja në rajon tha: Ajo që po shohim në rajon nuk është rezultat i tensionit mes Iranit dhe Amerikës. Për më shumë se 114 ditë, Rripi i Gazës është dëshmitar i krimeve më mizore të regjimit sionist kundër popullit të tij. Kriza në rajon është rezultat i vazhdimit të krimeve të luftës dhe i vazhdimit të gjenocidit ndaj palestinezëve nga regjimi sionist. Kanani shtoi: Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, si organi përgjegjës për sigurimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, nuk mundi të përmbushë detyrën e tij për t'i dhënë fund krizës në rajon për shkak të qëndrimeve jo konstruktive të disa vendeve, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara. Kriza në rajon është rezultat i gjenocidit të këtij regjimi kriminal. Në fund, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha: Irani mirëpret dhe mbështet forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Që nga fillimi i krizës në Gaza, ne theksuam nevojën për t'i dhënë fund kësaj krize dhe ne gjatë kësaj periudhe fokusuam kapacitetin tonë diplomatik në këtë çështje. “Kanaani” tha gjithashtu: Ne kemi marrë mesazhe të ndryshme nga mënyra të ndryshme dhe nga Amerika dhe u kemi dhënë përgjigjet e nevojshme përmes të njëjtave kanale diplomatike. Ne besojmë se duhet të vendoset një armëpushim i menjëhershëm, të hapen rrugët e dërgimit të ndihmës humanitare dhe të ndalohet shpërngulja e detyruar e popullit palestinez. Irani gjithashtu insiston në një zgjidhje politike për të zgjidhur këtë krizë dhe probleme të tjera rajonale.