Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite diskutojnë për Gazën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i154532-ministrat_e_jashtëm_të_iranit_dhe_arabisë_saudite_diskutojnë_për_gazën
Ministrat e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite zhvilluan sot, një bisedë telefonike për zhvillimet në Gaza.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 01, 2024 07:48 Europe/Tirane
  • Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite diskutojnë për Gazën

Ministrat e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite zhvilluan sot, një bisedë telefonike për zhvillimet në Gaza.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Hussein Amir Abdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Faisal Bin Farhan, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, shprehën shqetësimin e tyre për vazhdimin e krimeve të regjimit sionist kundër popullit të shtypur të Palestinës dhe nevojën që tu jepen fund krimeve të regjimit sionist, dërgimin e ndihmave humanitare dhe rikthimin e paqes në rajon. Në këtë bisedë, palët shprehën kënaqësinë e tyre për procesin e marrëdhënieve dypalëshe dhe theksuan zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite në çështjet me interes të përbashkët. Gjithashtu, u diskutua çështja e vendosjes së fluturimeve të Haxhit dhe Umres dhe udhëtimi i delegacionit teknik saudit në Iran. Nga ana e tij Amir Abdollahian kërkoi përshpejtimin e fillimit të punës për përgatitjet e Haxhit.  Në këtë bisedë telefonike, palët diskutuan për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Gazën dhe Detin e Kuq. Ndërkohë; Ministri i Jashtëm i Iranit ftoi homologun e tij saudit që të vizitojë Teheranin.