Shkurt 12, 2024 19:52 Europe/Tirane
  • Mesazh urimi i Raisi me rastin e Vitit të Ri Kinez

Në një mesazh, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, ka uruar popullin dhe qeverinë e Kinës për Vitin e Ri Kinez.

Sipas IRNA, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, në kanalin X shkroi: “Uroj sinqerisht popullin dhe qeverinë e Republikës Popullore të Kinës për Festën e Pranverës dhe Vitin e Ri Kinez dhe i uroj Kinës një vit plot motivime të reja për dy kombet e qytetëruara të Iranit dhe veçanërisht zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Raisi më tej theksoi se me ardhjen e pranverës së vitit të ri do të jemi dëshmitarë të një bote plot drejtësi, veçanërisht për kombin e shtypur dhe të fuqishëm palestinez. Viti i Ri është një nga festat tradicionale më të rëndësishme të popullit kinez, kalendari i të cilit është i kombinuar me atë diellor dhe hënor dhe lëvizja e diellit, hënës dhe yjeve përcaktojnë ditët, muajt dhe vitet. Çdo vit, në shkurt, fillon Viti i Ri Kinez.

Tags