"Pars 1", sateliti më i ri iranian gati për lëshim
Sateliti kërkimor- matës “Pars 1”, i ndërtuar nga ekspertët e Institutit të Kërkimeve Hapësinore të Iranit, së shpejti do të vendoset në orbitë në një lartësi prej 500 km nga sipërfaqja e tokës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar zyrën për marrëdhëniet me publikun e Institutit të Kërkimeve Hapësinore të Iranit, sateliti Pars 1 është një satelit kërkimor-matës, fazat e projektimit, ndërtimit, montimit dhe testimit të të cilit u kryen nga ekspertët dhe shkencëtarët e rinj të Institutit të Kërkimeve Hapësinore të Iranit. Ky satelit së shpejti do të lëshohet në orbitën dhe do të vendoset në një distancë prej pesëqind kilometrash nga sipërfaqja e tokës. Misionet e satelitit "Pars 1" janë përgatitja e hartave me shkallët e kërkuara të burimeve ujore, zonave biologjike dhe qendrave të popullsisë.