Amir Abdollahian niset nga Gjeneva për në Teheran
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit pas një udhëtimi dyditor në Gjenevë të Zvicrës u nis drejt Teheranit. Gjatë qëndrimit në Gjenevë ai pati 11 takime dypalëshe dhe mori pjesë në tre takime ndërkombëtare.
Sipas “Isna”, Hussein Amir Abdollahian, gjatë udhëtimit dyditor në Gjenevë, përveç se foli në mbledhjen e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, mori pjesë dhe mbajti një fjalim në takimet kushtuar çarmatimit dhe Palestinës, takime që u mbajtën në selinë evropiane të Kombeve të Bashkuara. Gjatë këtij udhëtimi, Amir Abdollahian u takua dhe diskutoi edhe me disa nga homologët e tij që morën pjesë në mbledhjen e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Kuvajtit, Danimarkës, Finlandës, Jordanisë, Vietnamit dhe Venezuelës. Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisionarin e Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe kreun e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ishte gjithashtu pjesë e programit të punës së Amir Abdollahian në këtë udhëtim. Gjatë këtij udhëtimi me praninë e Ministrit të Punëve të Jashtme u mbajt edhe ekspozita virtuale “Irani dhe njëqind vjet multilateralizëm”.