Shkurt 29, 2024 20:10 Europe/Tirane
  • Irani lëshon me sukses në hapësirë satelitin kërkimor Pars 1

Irani ka vendosur me sukses në orbitë satelitin me sensorë kërkimor Pars 1 të ndërtuar në vend.

Sateliti 134 kilogramësh u lëshua të enjten nga një raketë Soyuz nga Kozmodromi Vostochny në rajonin e largët lindor të Rusisë Amur.

I pajisur me tre kamera, Pars 1 do të skanojë topografinë e Iranit nga një orbitë prej 500 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës.

Sateliti është projektuar dhe prodhuar nga ekspertë dhe shkencëtarë të rinj në Institutin e Kërkimeve Hapësinore të Iranit me bashkëpunimin e kompanive shkencore.

Ai merr të dhëna nga burimet tokësore në tre vargje spektrale me rreze infra të kuqe të dukshme, me valë të shkurtër dhe infra të kuqe termike.

Duke folur në televizion, Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Iranit, Isa Zarepur tha se sateliti do t'i shtohet satelitëve shkencorë të vendit dhe se imazhet dhe të dhënat e tij të dërguara do të përdoren për qëllime të shumta.

Duke elaboruar programin hapësinor të vendit, ai shtoi se Irani ka lëshuar 12 satelitë në hapësirë gjatë 25 muajve të fundit.

"Industria hapësinore e vendit po përparon me shpejtësi duke përmirësuar niveliin e saj," tha Zarepur.

 

Tags