Mars 01, 2024 20:14 Europe/Tirane
  • Mbi 350 reporterë të huaj që mbulojnë zgjedhjet në Iran

Më shumë se 350 reporterë të huaj janë të pranishëm në Iran për të mbuluar lajmet e zgjedhjeve kombëtare të vendit, sipas një njoftimi nga Departamenti i Çështjeve të Mediave të Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik.

Në njoftim thuhet se reporterët e huaj janë nga 160 media të ndryshme dhe vijnë nga 20 vende të botës.

Zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet për Asamblenë e Ekspertëve nisën në Iran filluan në orën 8:00 me orën lokale (4:30 GMT) të premten.

Gjithsej 61,172,298 individë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje, 30,945,133 prej të cilëve janë burra dhe 30,227,165 janë gra, sipas një njoftimi nga shtabi zgjedhor i vendit.

Në zgjedhjet e 12-të parlamentare do të garojnë rreth 15 mijë kandidatë, prej të cilëve 12% janë femra dhe 88% meshkuj. Gjithashtu, 144 persona janë kualifikuar për të konkurruar në zgjedhjet e Kuvendit të Ekspertëve.

Votuesit do të zgjedhin 290 përfaqësues për Parlamentin iranian dhe 88 përfaqësues për Asamblenë e Ekspertëve.

 

Tags