Mars 01, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrje masive e iranianëve në zgjedhjet parlamentare dhe të Asamblesë së Ekspertëve

Iranianët votuan sot në zgjedhjet parlamentare dhe të Asamblesë së Ekspertëve, me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei që i bërë thirrje elektoratit të votojë në numër të madh për të kënaqur miqtë dhe për të zhgënjyer armiqtë.

Vendvotimet u hapën në të gjithë Iranin në orën 8 të mëngjesit me orën lokale të premten me më shumë se 61 milionë njerëz me të drejtë për të votuar në të gjithë vendin.

Ajetollah Khamenei hodhi votën e tij në një qendër votimi në Teheran në minutat e para të votimit.

“E lusim Zotin e Plotfuqishëm që sot ta bëjë një ditë të lumtur për kombin iranian dhe që përpjekjet e popullit tonë të dashur dhe atyre të përfshirë në çështje të ndryshme të zgjedhjeve të arrijnë rezultatet e dëshiruara dhe nga këto zgjedhje të përfitojë kombi iranian”, tha ai pas votimit.

“Kombi ynë i dashur duhet ta dijë se sot sytë e shumë njerëzve në botë, si individë dhe politikanë dhe atyre që mbajnë poste prestigjioze kombëtare dhe politike, janë te Irani dhe te ju", tha Lideri Suprem duke shtuar: "Ata duan të shohin se çfarë po bëni në këto zgjedhje dhe cili do të jetë rezultati i zgjedhjes tuaj. Si miqtë tanë, ashtu edhe njerëzit që janë të interesuar për kombin iranian, si dhe keqbërësit nga të gjitha anët, i vëzhgojnë çështjet e vendit tonë dhe të kombit tonë të dashur, prandaj kushtojini vëmendje kësaj, i bëni të lumtur miqtë dhe zhgënjeni keqdashësit.”

Ajetollah Khamenei përsëriti rekomandimin e tij për votuesit që të drejtohen në qendrat e votimit dhe të votojnë sa më herët.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi, i cili hodhi votën e tij në qendrën e votimit të Ministrisë së Brendshme, i përshëndeti zgjedhjet si një festë kombëtare dhe një simbol të unitetit kombëtar.

Më shumë se 350 reporterë të huaj janë të pranishëm në Iran për të mbuluar lajmet e zgjedhjeve parlamentare të vendit, sipas një njoftimi nga departamenti i çështjeve të mediave i Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik.

 

Tags