Mars 02, 2024 09:03 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrja e iranianëve në zgjedhje dhe reflektimi ndërkombëtar

Të premten, mediat botërore transmetuan drejtpërdrejt pjesëmarrjen entuziaste të njerëzve në pikat e votimit dhe këtë pjesëmarrje të gjerë e vlerësuan si një faktor për rritjen e autoritetit rajonal dhe global të Republikës Islamike të Iranit.

Gazeta britanike Guardian, kanali televiziv amerikan "ABC Neës", agjencia e lajmeve Reuters, kanali televiziv amerikan CNN, agjencia turke e lajmeve Anatolia, agjencia e lajmeve Sputnik dhe agjencia e lajmeve Tass, kanali Rusia Today, kanali Al-Mayadeen, kanali Al-Manar dhe kanale të tjera, si dhe shumë agjenci lajmesh kanë transmetuar drejtpërdrejtë raundin e 12-të të zgjedhjeve të Këshillit Islamik ( parlamentit) dhe për mandatin e gjashtë të Asamblesë së Ekspertëve të Lidershipit. Këto media gjithashtu transmetuan direkt fjalët e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik kur ai hodhi votën e tij në kutinë e votimit. Mediat ndërkomëbtare zgjedhjet iraniane i konsideruan si vota e popullit iranian për legjitimitetin e Republikës Islamike dhe faktor për rritjen e fuqisë së Iranit në rajon dhe në botë. Një numër i madh i agjencive të lajmeve njoftuan se shumica e popullit të Iranit kanë ndjenja anti-izraelite dhe janë kundër luftës së Izraelit kundër popullit të Gazës dhe pjesëmarrjen në zgjedhje e konsiderojnë edhe si një votë për rezistencën e popullit palestinez. Raportet nga rajone të ndryshme të Iranit Islamik tregojnë se të rinjtë dhe votuesit për herë të parë, e deri tek gratë dhe burrat, për shumë vite kanë luajtur një rol të madh në fushën politike, duke marrë pjesë masivisht në zgjedhje. Më shumë se 350 reporterë dhe gazetarë nga 160 media nga 20 vende të botës, kanë raportuar dhe transmetuar lajmet mbi zgjedhjet e 12-ta të Këshillit Islamik të Iranit dhe zgjedhjet e Asamblesë së Ekspertëve të Lidershipit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme iraniane, në këtë raund zgjedhjes  të drejtë vote kanë pasur 61 milionë e 172 mijë e 298 persona; për procesin e votimeve janë ngritur 59,000 qendra votimi në 31 provinca, nga të cilat 15,000 janë të lëvizshme dhe 44,000 janë fikse. Në zgjedhjet parlamentare populli iranian votoi për zgjedhjen e 290 deputetëve të Këshillit Islamik të Iranit dhe për anëtarët e Asamblesë së Ekspertëve të Lidershipit.

Tags