Si do të shkojë Irani në Polin e Jugut?
Vizita e zëvendëskryeministrit të Rusisë në Teheran dhe konsultimi me zyrtarët iranianë tregon se të dy vendet kanë filluar bashkëpunim të rëndësishëm në fushën e arritjen e Teheranit në Polin e Jugut.

Ruhollah Modaber, njohës i çështjeve ruse, deklaroi se Irani do të futet në polin e jugut dhe duke pasur parasysh se qendra më e madhe në polin e jugut është e Rusisë, Moska dhe Teherani po kryejnë bashkëpunim të rëndësishëm në këtë fushë. Sipas tij, perëndimorët janë të shqetësuar për shkak të zgjerimit në rritje të bashkëpunimit strategjik Teheran-Moskë dhe ata e dinë se kjo çështje luan një rol të rëndësishëm në rritjen e aftësive të të dyja palëve dhe rrit shkallën dhe forcën parandaluese të Iranit; Një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj çështjeje është që sanksionet të bëhen të pa efektshme.

Eksperti i çështjeve ruse deklaroi se prania e Iranit në polin e jugut kërkon investime të mëdha. Në funksion të kësaj, bashkëpunimi i Teheranit dhe Moskës, bën të mundur që Irani në hapin e parë të përdorë objektet ruse në polin e jugut për të çuar përpara aktivitetet e tij. Duhet theksuar se prezenca në këtë rajon ka dimensione të ndryshme dhe me praninë e tij në Polin e Jugut, Irani në këtë drejtim renditet ndër fuqitë kryesore botërore. Duke theksuar se perëndimorët janë të shqetësuar nga ky bashkëpunim mes Iranit dhe Rusisë, Modaber theksoi se përtej bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, marrëdhëniet e transitit midis dy palëve janë tepër të gjera ku pjesa më e rëndësishme e të cilave është Korridori Veri-Jug. Duhet theksuar se bashkëpunimi transit ndërmjet Iranit dhe Rusisë, përveç rëndësisë gjeopolitike, sjell edhe përfitime të mëdha për të dyja palët dhe çon në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Duhet theksuar se zëvendëskryeministri rus Alexander Novak vizitoi Teheranin më 28 shkurt dhe u takua dhe bisedoi me zyrtarë iranianë. Në një situatë të tillë, disa ekspertë mendojnë se në këtë kontekst duhet të vlerësohet edhe vizita e zëvendëskryeministrit të Rusisë Aleksandër Novak në Teheran.