Irani ekzekutoi një terrorist që punonte për Mossad-in e Izraelit
Sot u ekzekutua terroristi agjent i Mossad, i cili planifikoi të hidhte në erë kompleksin e fabrikave të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në Isfahan.
Sipas Pars Today; Më 28 janar 2023, Ministria e Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura të Iranit duke publikuar një njoftim bëri të ditur për një sulm të pasuksesshëm në një nga komplekset e fabrikave të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Sipas lajmit njëri prej mikro-dronëve të përdorur për këtë sulm u godit nga mbrojtja ajrore e kompleksit, ndërsa dy të tjerët u kapën nga kurthet mbrojtëse dhe më pas u shpërthyen. Hoxhat-ul-Islam al-Muslimin Jafari, kryetar i sistemit të drejtësisë në Isfahan të Iranit, tha se pas këtij sulmi të pasuksesshëm, ky agjent i Mossadit u mundua të largohet nga Irani me një identitet të rremë dhe më në fund pas 13 ditësh me koordinimin e sistemit gjyqësor dhe pas përpjekjeve të forcave të sigurisë së Iranit, ai u arrestua në një nga vendet fqinje. Më në fund, këtij terroristi agjent i Mosadit të Izraelit iu dha dënimi me vdekje dhe vendimi u ekzekutua më 3 mars 2024.