Ambasadori i Iranit në Gjenevë: Regjimi izraelit kërkon të shkatërrojë palestinezët
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në selinë evropiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë tha se regjimi gjenocidal i Izraelit duke sulmuar qëllimisht infrastrukturën njerëzore dhe jetike, kërkon të shkatërrojë qëndrueshmërinë e palestinezëve kundër pushtimit.
Sipas IRNA, "Ali Bahraini", ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në selinë evropiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, të hënën në sesionin e 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, duke dënuar vdekjen e më shumë se 150 punonjësve të OKB-së për shkak të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës që nga fillimi i pushtimit të Izraelit në Rripin e Gazës, shtoi: Në tetë dekadat e pushtimit të Palestinës, bota nuk ka parë kurrë një situatë kaq të rëndë të shkeljes së të drejtave të njeriut. Ambasadori iranian në Gjenevë shtoi se qendrat mjekësore, spitalet dhe çdo objekt që përdoret për kurimin e pacientëve dhe të të plagosurve palestinezë, po sulmohen nga forcat pushtuese izraelite në mënyrë krejtësisht të qëllimshme, gjë që ka bërë që sistemi mjekësor dhe shëndetësor në këtë rajon të dështojë. Ambasadori iranian në Gjenevë, duke shprehur shqetësimin e madh për veprimet çnjerëzore dhe të qëllimshme të pushtuesit sionist në Rripin e Gazës, kërkoi zbatimin e plotë të urdhrit të përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për ndalimin e gjenocidit nga regjimi pushtues izraelit në Gaza.Sesioni i 55-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut filloi më 26 shkurt në Gjenevë dhe për gjashtë javë deri më 5 prill 2024 do të shqyrtojë çështje të ndryshme të të drejtave të njeriut, përfshirë situatën e të drejtave të njeriut në Palestinë.