Mars 05, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Irani mirëpret forcimin e marrëdhënieve me Pakistanin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha:  Irani mirëpret përmirësimin e nivelit të ndërveprimeve dhe bashkëpunimit me Pakistanin në kuadër të politikës së forcimit të marrëdhënieve me fqinjët.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ibrahim Raisi në një bisedë telefonike me “Mohammed Shahbaz Sharif”, duke e uruar edhe një herë për zgjedhjen e tij si kryeministër i ri i Pakistanit, ka shprehur shpresën se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në epokën e re, me vullnetin e liderëve në Teheran dhe Islamabad do të rezultojë me zgjerimin e përfitimeve dypalëshe në fushat e interesit të përbashkët. Presidenti theksoi: Në kuadër të politikës së forcimit dhe thellimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe vendet islamike, Republika Islamike e Iranit mirëpret përmirësimin e nivelit të ndërveprimeve dhe marrëdhënieve dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare me vendin mik dhe vëlla Republikën Islamike të Pakistanit. Raisi shprehu shpresën se qeveria e re e Pakistanit do të mund të ndërmarrë hapa të gjatë dhe të suksesshëm drejt rritjes dhe zhvillimit të këtij vendi. Në këtë bisedë telefonike, kryeministri i Pakistanit, Muhammad Shahbaz Sharif, duke vlerësuar urimet e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, shprehu shpresën se marrëdhëniet mes dy vendeve do të përmirësohen në të gjitha dimensionet duke patur parasysh vullnetin e liderëve dhe përpjekjet e përbashkëta të zyrtarëve të të dy qeverive. Kryeministri i Pakistanit shprehu besimin se të dy vendet, duke u mbështetur në lidhjet e thella të miqësisë mes popullit të Iranit dhe Pakistanit, do të mund të ndërmarrin hapa efektivë në rrugën e përfitimit të ndërsjellë duke shfrytëzuar kapacitetet e të ndryshme të disponueshme.

Tags