Iran: Shkatërrohet një rrjet i madh i lojërave të fatit
Ministria e Informacionit e Republikës Islamike të Iranit njoftoi për identifikimin dhe shkatërrimin e rrjetit më të madh që organizonte lojëra fati dhe basteve online, i cili menaxhohej dhe kontrollohej nga subjekte të vendosura jashtë vendit të lidhur me Anglinë.
Sipas IRNA, Ministria e Informacionit e Iranit të shtunën njoftoi: Pas 14 muajsh hetime dhe vëzhgimesh komplekse të inteligjencës dhe me ndihmën e gjyqësorit dhe bankës qendrore, u identifikua dhe u shkatërrua rrjeti më i madh i organizuar i lojërave të fatit dhe basteve në internet, i cili drejtohej nga baza e saj në Angli. Ministria e Informacionit e Iranit shtoi: Për të joshur kumarxhinjtë e pangopur, ky rrjet mafioz me bazë në Londër transferoi një pjesë të fondeve të marra prej tyre si fitime nga lojërat e fatit në llogaritë e kumarxhinjve dhe mundi të merrte shuma të mëdha të rialit të vendit dhe fondeve valutore të huaja. Sipas këtij raporti, shkelja e rrjetit me qendër në Angli nuk ishte i fokusuar vetëm në vepra kriminale financiare dhe pastrim parash, por përveç kësaj, ata kërkonin formimin e një rryme mediatike për të denigruar vlerat islamike-iraniane dhe për të bërë si natyrale kulturën e lojërave të fatit në shoqërinë islame të Iranit. Ministria e Informacionit e Iranit deklaroi: Forcat e sigurisë, me urdhër të gjyqësorit, kanë arrestuar 5 drejtues të brendshëm të rrjetit të quajtur (Nitro bet) dhe të portalit financiar të quajtur “Payment May”. Ata u arrestuan me akuzën e prishjes së sistemit ekonomik, pastrimit të parave, drejtimit të një qendrave të bixhozit në hapësirën kibernetike dhe përfitimit të pasurisë me mjete të paligjshme.