Raisi: Ramazani ofron mundësi për të luftuar fuqitë arrogante
(last modified Mon, 11 Mar 2024 18:55:20 GMT )
Mars 11, 2024 19:55 Europe/Tirane
  • Raisi: Ramazani ofron mundësi për të luftuar fuqitë arrogante

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se muaji i shenjtë i Ramazanit do të jetë një mundësi për vendet myslimane që të ndërmarrin hapa efektivë për të luftuar fuqitë arrogante dhe regjimin izraelit.

Në një mesazh të hënën, presidenti Raisi ka uruar liderët e vendeve myslimane për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Presidenti iranian theksoi se krerët e vendeve myslimane kanë për detyrë të inkurajojnë dhe promovojnë paqen dhe vëllazërinë midis myslimaneve dhe të zhvillojnë lidhjet shpirtërore dhe unitetin midis anëtarëve të Umetit Islam.

Ai shtoi se muaji i shenjtë i Ramazanit ofron një mundësi të madhe për të gjithë myslimanët që t'u drejtohen mësimeve hyjnore, veçanërisht atyre të Kur'anit të Shenjtë, për të përgatitur terrenin për lartësimin e vendeve të tyre në të gjitha fushat.

Raisi shprehu besimin se vazhdimi i betejës së popullit mysliman palestinez kundër Izraelit dhe mbështetja e vazhdueshme dhe e vendosur nga bota myslimane do të çonte në çlirimin e Palestinës, të Kudsit dhe xhamisë al-Aksa.

Ai shprehu shpresën se kombet myslimane do të forconin lidhjet e tyre dhe do të përmirësonin marrëdhëniet për të promovuar Islamin globalisht.

 

Tags