Amerika sanksionon disa kompani të lidhura me Bankën Qendrore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i155958-amerika_sanksionon_disa_kompani_të_lidhura_me_bankën_qendrore_të_iranit
Thesari amerikan sanksionoi një rrjet kompanish dhe individësh që ishin të përfshirë në krijimin e kushteve për transferimin e teknologjisë së dhjetëra kompanive amerikane në institucionet iraniane, përfshirë Bankën Qendrore të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 16, 2024 09:42 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon disa kompani të lidhura me Bankën Qendrore të Iranit

Thesari amerikan sanksionoi një rrjet kompanish dhe individësh që ishin të përfshirë në krijimin e kushteve për transferimin e teknologjisë së dhjetëra kompanive amerikane në institucionet iraniane, përfshirë Bankën Qendrore të Iranit.

Sipas IRNA, bazuar në këtë deklaratë, janë sanksionuar degët dhe kompanitë e lidhura të Kompanisë së Shërbimeve Informatike të Iranit në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tre persona të lidhur me to. Njëri prej këtyre personave, “Pooriya Mirdamadi” që është shtetas iraniano-francez. Thesari i SHBA-së pak muaj më parë njoftoi se sanksionoi tre individë dhe katër subjekte për transferimin e teknologjisë së sofistikuar amerikane në Iran. Departamenti  në një deklaratë njoftoi: Këto sanksione përfshijnë tre individë dhe katër subjekte që lidhen me transferimin e teknologjisë së sofistikuar amerikane për përdorim nga Bankën Qendrore të Iranit.