Fitorja e dytë e Hadi Chopanit në garën Arnold Classic
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i155988-fitorja_e_dytë_e_hadi_chopanit_në_garën_arnold_classic
Hadi Chopan, nënkampioni iranian i Master Olympia, në harkun kohor prej 2 javësh fitoi medaljen e dytë të artë Arnold Classic.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 17, 2024 08:53 Europe/Tirane
  • Fitorja e dytë e Hadi Chopanit në garën Arnold Classic

Hadi Chopan, nënkampioni iranian i Master Olympia, në harkun kohor prej 2 javësh fitoi medaljen e dytë të artë Arnold Classic.

Sipas IRNA, kampionati Arnold Classic në Angli u mbajtë më 16 dhe 17 mars dhe përfundoi me shpalljen kampion të Hadi Chopan, bodybuilder-it më të mirë iranian. Dy javë pasi fitoi Arnold Classic në Amerikë, këtë herë Ujku Persian doli në skenën e Arnold Classic të Anglisë dhe mundi sërish të fitonte medaljen e artë. Hadi Chopan është paraqitur në këto gara me ftesë të Arnold Schëarzenegger dhe po fiton tituj njëri pas tjetrit. Chopan ishte në gjendje të mposhtte Samson konkurrentin e tij më serioz dhe të bëhej fituesi i garave. Ronnie Coleman dhe Arnold Schwarzenegger, dy legjenda të kësaj fushe, ishin ata që i dhuruan Hadit titullin kampion. Fitoret e njëpasnjëshme të Ujkut Persian në garat e nivelit më të lartë botëror në bodybuilding, u ka dhënë një mesazh serioz kundërshtarëve të pretendues në Masters Olimpiadën të vitit 2024.