29 Esfandi; Përvjetori i shtetëzimit të industrisë së naftës në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i156054-29_esfandi_përvjetori_i_shtetëzimit_të_industrisë_së_naftës_në_iran
Sot, e diel 29 Esfand (19 mars 2024), është përvjetori i shtetëzimit të industrisë së naftës në Iran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 19, 2024 08:07 Europe/Tirane
  • 29 Esfandi; Përvjetori i shtetëzimit të industrisë së naftës në Iran

Sot, e diel 29 Esfand (19 mars 2024), është përvjetori i shtetëzimit të industrisë së naftës në Iran.

71 vjet më parë, në këtë ditë, ndodhi një pikë kthese në historinë politike të Iranit. Shtetëzimi i industrisë së naftës të Iranit ishte rezultat i një kryengritjeje historike dhe një lufte të vështirë dhe sfiduese. Më 20 mars 1951, plani i nacionalizimit të industrisë së naftës të Iranit u miratua nga parlamenti iranian me propozimin e anëtarëve të komisionit të naftës, përfshirë Dr. Mohammad Mossadegh dhe pas kësaj nafta e Iranit u shtetëzua zyrtarisht. Në tekstin e propozimit të miratuar thuhej: "Në emër të lumturisë së kombit iranian dhe për të ndihmuar në sigurimin e paqes botërore, të nënshkruarit sugjerojnë që industria e naftës e Iranit në të gjitha rajonet e vendit të shpallet kombëtare pa përjashtim, domethënë të gjitha operacionet e kërkimit, nxjerrjes dhe shfrytëzimit duhet të jetë në duart e qeverisë. Pas një periudhe të tensionuar politike për shtetëzimin e industrisë iraniane të naftës, dora britanike u pre nga industria iraniane e naftës dhe kjo çoi në tërheqjen graduale të britanikëve nga rajoni. Shtetëzimi i industrisë së naftës të Iranit ishte gjithashtu një pikë kthese në historinë e zhvillimeve politike në rajonin e Azisë Perëndimore. Mossadegh ishte burrështetasi i parë në Lindjen e Mesme, i cili duke zbatuar idenë e nacionalizimit të industrisë së naftës, ngriti flamurin e luftës ekonomike kundër fuqive koloniale. Prandaj, ai u cilësua edhe si "Udhëheqësi i Lindjes" në vendet e Lindjes së Mesme. Shtetëzimi i Kanalit të Suezit në Egjipt nën udhëheqjen e "Gamal Abdel Nasser" u bë e mundur pasi mori si model shtetëzimin e industrisë së naftës të Iranit.