Mars 19, 2024 17:48 Europe/Tirane
  • IRGC: Shfrytëzimi i naftës iraniane nga Perëndimi 'diçka e së kaluarës'

Komandanti i Marinës së Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) tha se Irani sot hakmerret kundër vjedhjes së naftës së tij dhe të huajt nuk mund të shfrytëzojnë më rezervat e naftës së papërpunuar të Iranit.

Kundëradmirali Alireza Tangsiri i bëri komentet në prag të 73-vjetorit të shtetëzimit të industrisë iraniane të naftës.

“Sot, nëse ata (të huajt) na vjedhin naftën dhe kapin cisternat tona kudo në botë, ne do të hakmerremi. Kanë kaluar ditët kur të huajt mburreshin me grabitjen e pronave të popullit fisnik të Iranit”, tha ai.

Britania e Madhe plaçkiti naftën dhe burimet iraniane për shumë vite, tha Kundëradmirali Alireza Tangsiri, i cili shtoi: Megjithatë, sot rinia e Iranit po qëndron me krenari kundër arrogancës globale.

Më 20 mars 1951, anëtarët e parlamentit iranian miratuan një projekt-ligj të paraqitur nga kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohammad Mosaddek për të shtetëzuar industrinë e naftës.

Vendimi i Mosaddek u mbështet nga partia e tij nacionaliste si dhe figura fetare të udhëhequra nga kleriku i shquar Ajetollah Abolghassem Kashani.

Nisma i dha fund sundimit katër dekadash të Britanisë mbi industrinë e naftës të Iranit. Kompania Anglo-Iraniane e Naftës (AIOC) në pronësi britanike gëzonte kontroll monopolist mbi industrinë dhe i paguante qeverisë iraniane vetëm një pjesë të vogël të të ardhurave.

 

Tags