Mars 19, 2024 17:51 Europe/Tirane
  • Presidenti rus Putin uron iranianët për Vitin e Ri

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar iranianët për ardhjen e Vitit të Ri Persian si dhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kremlini tha në një deklaratë të martën se Putini në një bisedë telefonike me Presidentin e Iranit Ebrahim Raisi, ndërsa i përcolli urimet e tij më të mira Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei.

Të dy presidentët diskutuan bashkëpunimin dypalësh, duke përfshirë zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe projektet e mëdha investuese.

Putin vuri në dukje finalizimin e projekt-marrëveshjes gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit midis Iranit dhe Rusisë.

“Mbajtja e suksesshme e takimit të komisionit të përbashkët për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në Teheran, si dhe rritja prej 77% në tregtinë e mallrave ndërmjet Iranit dhe Rusisë janë shenja pozitive të përmirësimit të bashkëpunimit Teheran-Moskë”, tha Presidenti rus.

Putin tha gjithashtu se prania e Iranit dhe Rusisë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe në BRICS është një mundësi e vlefshme për të thelluar ndërveprimet midis dy palëve.

Të dy presidentët diskutuan më tej situatën kritike në Rripin e Gazës, duke shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave.

“Të dy vendet kanë mbajtur qëndrime të ngjashme për çështjen e sulmeve të Izraelit në Gaza”, tha Presidenti rus, duke shtuar se Moska është e gatshme të bashkëpunojë në mënyrë më efektive me Teheranin kur bëhet fjalë për Palestinën.

Presidenti Raisi, nga ana e tij, e uroi edhe një herë Putinin për rizgjedhjen e tij, duke shprehur shpresën se qeveria e re ruse do të krijojë një bazë të përshtatshme për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin konstruktiv mes dy kombeve në fusha të ndryshme.

Ai përshëndeti marrëveshjet e arritura mes dy palëve, përfshirë ndërtimin e hekurudhës Rasht-Astara, si bazë të përshtatshme për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht për promovimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

Raisi nënvizoi nevojën për veprime efektive ndërkombëtare për të ndalur sulmet kriminale të regjimit izraelit në Gaza, si dhe për heqjen e bllokadës dhe ofrimin e ndihmës humanitare për banorët e Gazës.

 

Tags