Raisi: Viti 1403 do të jetë viti i rritjes së prodhimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i156100-raisi_viti_1403_do_të_jetë_viti_i_rritjes_së_prodhimit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke uruar Vitin e Ri (diellor) dhe njëkohësisht muajin e shenjtë të Ramazanit, tha: Viti 1403 do të jetë viti i rritjes së prodhimit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 20, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Raisi: Viti 1403 do të jetë viti i rritjes së prodhimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke uruar Vitin e Ri (diellor) dhe njëkohësisht muajin e shenjtë të Ramazanit, tha: Viti 1403 do të jetë viti i rritjes së prodhimit.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press; Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh televiziv me rastin e fillimit të Vitit të Ri (diellor 1403), duke numëruar zhvillimet e vitit të kaluar në fusha të ndryshme, tha: Viti 1402 ishte plot me luhatje dhe me ngjarje të rëndësishme; Kishte ngjarje të ëmbla dhe të hidhura, por rezultati i ngjarjeve të vitit të kaluar ishte rritja e Iranit në të gjithë sektorët. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: Me mbështetjen e popullit, viti 1403 do të jetë viti i prosperitetit dhe rritjes më të madhe të prodhimit dhe ekonomisë, uljes së mëtejshme të normës së inflacionit dhe shërbimit të gjerë për iranianët. Duke iu referuar tentativës së armikut për të sulmuar Iranin Islamik, Raisi unitetin, ndjeshmërinë dhe bashkëpunimin e popullit dhe zyrtarëve e konsideroi si shkakun kryesor të dështimit të armiqve të Iranit Islamik dhe sqaroi: Prania dhe angazhimi domethënës i njerëzve në fusha të ndryshme i zhgënjeu armiqtë.