Mars 22, 2024 08:28 Europe/Tirane
  • Kritika e Iranit ndaj politikës së dyfishtë të Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha: Iranianët i njohin shumë mirë miqtë dhe armiqtë e tyre dhe janë të vetëdijshëm për qëllimet e liga pas këtyre shfaqjeve të rreme dhe qesharake.

Sipas IRNA, Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, kritikoi sjelljen e dyfishtë të Shtëpisë së Bardhë ndaj popullit të Iranit duke shkruar në llogarinë e tij në hapësirën virtuale: Për më shumë se katër dekada, pushtetarët amerikanë, me sjelljet e tyre hipokrite, njëkohësissht me shtrimin e sofrave të “Haftsinit” në prag të Nevruzit  dhe dërgimin e mesazheve uruese, kanë ushtruar presionin maksimal dhe të gjithanshëm kundër kombit fisnik të Iranit dhe në festën e tyre kombëtare kanë vendosur sanksione të reja.  Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme shtoi: Iranianët i njohin shumë mirë miqtë dhe armiqtë e tyre dhe janë të vetëdijshëm për qëllimet e liga që fshihen prapa këtyre shfaqjeve të rreme dhe qesharake. Motoja e vitit e vendosur nga Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, "Bumi i prodhimit me pjesëmarrjen e popullit", është udhërrëfyesi i qeverisë dhe i kombit në fushën e ekonomisë, në mënyrë që me realizimin maksimal të tij,  tehu i mprehtë i sanksioneve mizore amerikane do të thyhet dhe do të hapen horizonte më të ndritura për kombin e madh të Iranit. Qeveria demokrate e Joe Biden, e cila pretendoi një qasje diplomatike ndaj Iranit dhe një përpjekje për t'u kthyer në JCPOA, jo vetëm që nuk ka arritur të kthehet në në të, por me sanksione të njëpasnjëshme me pretekstin e programit të mbrojtjes parandaluese të Republikës Islamike të Irani, duke përfshirë raketat balistike, dronët, pasurimin e uraniumit, dhe të drejtat e njeriut, kanë lëvizur në përputhje me politikat e dështuara të presionit maksimal të administratës së Donald Trump.

 

Tags