Irani, Rusia dhe Kina kryejnë patrullim të përbashkët detar në Oqeanin Indian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i156218-irani_rusia_dhe_kina_kryejnë_patrullim_të_përbashkët_detar_në_oqeanin_indian
Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit njoftoi patrullimin e përbashkët detar të Iranit, Rusisë dhe Kinës në Oqeanin Indian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2024 04:56 Europe/Tirane

Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit njoftoi patrullimin e përbashkët detar të Iranit, Rusisë dhe Kinës në Oqeanin Indian.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Admiral Shahram Irani Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit, tha: Në vazhdim të stërvitjes së përbashkët midis Iranit, Rusisë dhe Kinës, një patrullë e përbashkët detare është duke kryer stërvijte dhe patrullime për të garantuar sigurinë detare në veri të Oqeanit Indian. Amir Admiral Shahram Irani shtoi: Irani, Rusia dhe Kina morën pjesë në stërvitjen e përbashkët detare të këtij viti me një rritje të numrit të anijeve, që për nga kapaciteti dhe cilësia  ishte i ndryshëm nga vitet e kaluara. Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se në katër vitet e fundit Irani ka mbajtur një stërvitje të përbashkëta me Rusinë dhe Kinën dhe këtë vit stërvitja është mbajtur me shtimin e numrit të vendeve pjesëmarrëse. “Admirali Shahram Irani” më tej tha: Marina Strategjike e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka ofruar siguri në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar duke garantuar sigurisë e linjës ekonomike të vendit dhe sigurinë e anijeve në oqeanet e afërta dhe të largëta.