Mars 25, 2024 08:57 Europe/Tirane
  • Takimi i unionit ndërparlamentar në Gjenevë me praninë e Iranit

Në Gjenevë po mbahet takimi i Unionit Ndërparlamentar Botëror.

 Ky është organi më i madh parlamentar me pjesëmarrjen e më shumë se 180 anëtarëve, përfshirë pjesëmarrjen e një delegacioni nga Irani. Solgani i këtij takimi është "diplomacia parlamentare, ndërtimi i një ure për paqen dhe mirëkuptimin". Në ditën e parë të këtij takimi u mbajtën seancat e parlamenteve të vendeve islamike dhe të Asamblesë së Parlamenteve aziatike, ku delegacioni iranian theksoi domosdoshmërinë e unitetit mes parlamenteve të vendeve islamike dhe aziatike kundër krimeve të regjimit sionist në Gaza. Gjatë fjalimit të përfaqësuesit të regjimit sionist, salla e takimi u tensionua dhe delegacionet parlamentare protestuan ashpër dhe nuk e lanë përfaqësuesin e këtij regjimi të flasë. Shumë përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse dënuan krimet e kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe zona të tjera palestineze dhe delegacione nga Irani dhe disa vende islamike u larguan nga salla e asamblesë së Unionit Ndërparlamentar Botëror. Përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe ndalimin e sulmeve të ushtrisë sioniste. Që nga 7 tetori 2023, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj në zona të ndryshme të Rripit të Gazës dhe deri më tani më shumë se 32,000 palestinezë janë martirizuar dhe më shumë se 74,000 të tjerë janë plagosur. Me gjithë dënimin dhe kundërshtimin e gjerë të komunitetit ndërkombëtar, ky regjim vazhdon ende sulmet e tij. Unioni Ndërparlamentar Botëror është institucioni i parë parlamentar që ka mundur të gjejë një pozicion të spikatur në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në diskutimin e diplomacisë parlamentare shumëpalëshe.

Tags