Mars 26, 2024 08:33 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian kritikon standardet e dyfishta të Perëndimit

Ministri i Jashtëm i Iranit në një bisedë me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian në punët e jashtme tha: Vazhdimi i krizës humanitare dhe urisë së popullit të Gazës nga sulmet e regjimit të Izraelit, e ka kthyer situatën në Gaza në një "krizë të vërtetë të shekullit”.

Në këtë telefonatë, Amir Abdollahian, duke iu referuar situatës në Gaza dhe marrjes së raporteve tronditëse për ekzekutimin e palestinezëve në spitalin Shafa dhe masakrimin e grave dhe fëmijëve nga ushtria okupatore sioniste, tha: “Për fat të keq, Netanyahu ka marrë peng çështjen e Gazës dhe interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara vetëm për të plotësuar interesat e tij personale." Amir Abdollahian, duke vënë në dukje përpjekjet diplomatike të Joseph Borrel për të ndihmuar në përfundimin e krizës në Gaza, kritikoi standardet e dyfishta dhe kontradiktore të Perëndimit ndaj Palestinës dhe Ukrainës. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian gjithashtu përmendi planin e Bashkimit Evropian për të vazhduar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe mbështetjen e veprimeve të UNRWA-s, mbështetjen e përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm të saj për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe për të bashkëpunuar me autoritetet e Autoritetit Palestinez dhe u shpreh kundër sulmit të Izraelit në Rafah. Ai gjithashtu kritikoi politikën e regjimit sionist për të detyruar civilët që të vdesin nga uria. Duke iu referuar rolit dhe pozicionit të rëndësishëm të Iranit në rajon, Joseph Borrell bëri thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për uljen e tensioneve në rajon.

Tags